Shkrumbohet banesa, 3 familje në qiell të hapur

Një ndërtesë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në fshatin Shtyllë të Korçës. Dëmet materiale janë shumë të mëdha, por fatmirësisht kanë shpëtuar pa dëmtime banorët.

Mësohet se në këtë pallat jetonin 3 familje, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë në momentin e rënies së zjarrit.

Banorët e kësaj godine kanë mbetur pa çati mbi kokë, ndërsa moti i keq ka përfshirë të gjithë zonën. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Njoftimi i Policisë së Korçës

Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Exit mobile version