Shkulen pllakat në trotuaret e Durrësit, hidhet beton i Gjushit

Rruga e Plazhit në qytetin e Durrësit duket se nuk po gjen “qetësi”. Ndonëse para dy vitesh trotuarët u shtruan me pllaka, aktualisht Bashkia po ndërhyn për heqjen e tyre, duke i zëvendësuar me beton. Sipas banorëve, betoni i hedhur ka ngjyrë të “çuditshme”. Por më e rëndë në këtë situatë është fakti që investimet bëhen pa planifikim të mirëfilltë, ose sa për fushatë apo për “sy e faqe”, duke shpërdoruar kështu paratë publike.
Ndërkohë, Gjushi po varros vlerat historike në Durrës. Edhe punimet tek “Veliera” u ndaluan me vendim Gjykate, Gjyshi vazhdon të hedhë beton. Qyteti mbi tokë dhe nën tokën e tij ndahet në zonën A dhe zonën B. Në zonën A lejohet që të ndërhyhet në rrjetin inxhinierik, të ketë ndërtime të lehta deri në 3 metër, me xham ose me plastikë që mund të hiqen edhe mund të riparohen rrugët. Të tjerat janë absolutisht të palejueshme. Ai që e prek këtë, përballet me ndjekje penale. Edhe kryeministri, edhe presidenti, edhe kushdo qoftë nuk ka të drejtë që të ndërhyjë këtu. Vetëm nëse ngrihet Parlamenti dhe prish atë ligj që ka ndërtuar.

Exit mobile version