“Shokët e 7×7=313 me lekë të mykura, qytetarët me zor nxjerrin muajin”, Basha në “Log”: Socialistët e ndershëm të ndëshkojnë trafikantë, banditë dhe të korruptuar në qeverisje

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin “Log” në News24, u bëri thirrje socialistëve të ndershëm që të reflektojnë dhe të mos e mbështesin më Edi Ramën dhe drejtuesit e korruptuar. Ai ironizoi situatën në Durrës, duke thënë se qyteti ka “dy kryebashkiakë”, të dy nën hetim, përfshirë edhe Erion Veliajn, të cilit, sipas Bashës, i janë gjetur euro të mykura në bodrum.

“Ju që hiqni nga goja për t’u shkolluar fëmijët, mendohuni mirë për kë po votoni,” u shpreh Basha, duke shtuar se pushteti i Ramës ka sjellë trafikantë, banditë dhe të korruptuar në qeverisje. Ai i ftoi qytetarët të mos e votojnë më këtë model dhe t’i japin drejtësisë shansin për të ndëshkuar të gjithë përgjegjësit. “Kush është me Edi Ramën në këto zgjedhje, është kundër Shqipërisë,” përfundoi Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Lali Eri është në Durrërs, i vetmi qytet me dy kryebashkiakë në botë sot është Durrësi. Ka kryebashkiaken në detyrë të Durrësit, edhe ajo nën hetim penal. Ka dhe kryebashkiakun e Tiranës i cili po kështu është nën arrest sepse i kapën lekë të mykura në bodrum.
O socialistë, para të mykura! Ju nuk bëni dot një javë pushime, ai kishte 500-she të mykura. Kishte marrë një apartament ngjitur me të vetin dhe e përdorte si kasafortë, kishte euro të mykura atje. Ju që e keni votuar tre herë, mendohuni mirë, matuni mirë ditën e diel. Ju që njësoj si shumica e shqiptarëve hiqni nga buka e gojës për t’u çuar fëmijët në shkollë dhe shikoni se si ua ka keqpërdor besimin, shikoni çfarë ju kanë sjell. Keni votuar për ndryshim për 2013-ën, çfarë ju sollën? Trfikantë, përdhunues, banditë, të korruptuar, Ilir Metën. Kështu që mendojeni mirë, e keni një mundësi, të paktën të shikoni fëmijët tuaj në sy ditën e hënë, ose duke mos shkuar fare të votoni këtë njeri që tre herë jua ka futur sa herë ka pasur në dorë, ua ka futur dhe ka pasuruar një grup njerëzish gjysmën e të cilëve sot e keni në burg tek 313-ta. Ose të votoni për t’u hakëmarrë përmes drejtësisë për t’i çuar atje edhe gjysmën tjetër të shokëve dhe shoqeve që spërdridhen me mijëra euro rripa, aq sa ju nuk i fitoni brenda një viti. Kështu që thirrja ime për socialistët është të silleni në radhë të parë me përgjegjësi ndaj vetes tuaj, fëmijëve tuaj, familjes tuaj dhe Shqipërisë. Ta keni të qartë, kush është me Edi Ramës në këto zgjehdje është kundër Shqipërisë, kundër fëmijëve të vet, kundër familjes, kundër vetes së vet.

Exit mobile version