Shoqëria me ortak deputetin e LSI që kaloi me PS përfitoi 16.8 milionë lekë, por nuk dha asnjë shërbim! Çfarë thuhet në dosjen e SPAK për Agron Çelën

Deputeti socialist i Shkodrës Agron Çela, dikur një prej njerëzve më të besuar të ish- Presidentit Ilir Meta ka përfituar para nga DIA e Kastriot Ismaliajt në një kohë kur shoqëria ku ai ishte aksioner nuk ka dhënë asnjë shërbim. Kjo e dhënë rezulton në dosjen e SPAK, ku konkretisht thuhet:

 

“Në lidhje me shoqërinë BTT me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë hetimi ka provuar se kjo shumë ka pasur si përfitues fundor shoqërinë ‘Xhenis’ shpk, me ortak shtetasin Agron Çela i cili në vitin 2013 zgjidhet deputeti i Kuvendit të Republikës, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim”.

Prokuroria e Posaçme argumenton më tej se hetimi ka provuar që përfitimi i këtyre parave është bërë pa ofruar nga shoqëria “Xhenis” apo BTT as edhe një shërbim apo mall të vetëm te shoqëria DIA. SPAK nuk sqaron nëse janë duke u zhvilluar hetime ndaj Agron Çelës po fakt është që deputeti që hyri në Kuvend nën siglën e LSI-së së Ilir Metës bëri shpejt divorc politik me këtë të fundit për motive që nuk u bënë kurrë publike.

WhatsApp-Image-2024-10-25-at-11.06.55

Ilir Meta dyshohet nga SPAK se ka ndërmjetësuar njohjen dhe më pas lidhjen e kontratës mes kompanisë çeke CEZ dhe asaj DIA të Kastriot Ismailajt dhe në këmbim ka përfituar ryshfet. Ish-Presidenti është dërguar tashmë nën arrest nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për të njëjtat akuza dyshohet dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi e cila po hetohet nën masën e sigurisë “Detyrimit për paraqitje”./News24

Artikulli paraprakIsh-drejtoresha e Kadastrës Durrësit pastronte paratë e dy vëllezërve të dënuar për drogë, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive, nga apartamente tek shoqëri tregtare
Artikulli tjetërKanadaja kufizon imigrimin për të frenuar “rritjen e popullsisë”