Shorti i Championsit, Roma sfidon Porton

Short i vështirë për Romën në fazën play off të UEFA Champions League. Skuadra italiane ka peshkuar si kundërshtare Porton, pas përzierjes së goglave në Nion të Zvicrës. Një nga këto dy skuadra nuk do të mund të jetë pjesë e fazës së grupeve, ku tifozët e futbollit janë mësuar t’i shohin rregullisht sezonet e fundit. Një tjetër çift interesant është Villarreal–Monaco, ku është e vështitë të bësh parashikime, ndërsa Manchester City do të ketë përballë Steauan e Bukureshtit. Shorti i rezervoi si kundërshtar Ajaksit të Amsterdamit Rostovin e Rusisë, ndërsa Borussia e Moenschangladbahut do të përplaset me Yong Boys.
Në vazon e skuadrave kampione në vendet respektive u përcaktuan këto çifte:
Ludogorets (BUL) – Plzen (CZE)
Celtic (SCO) – H. Beer-Sheva
Kobenhavn (DEN) – APOEL (CYP)
Dundalk (IRL) – Legia (POL)
Dinamo Zagreb (CRO) – Salzburg (AUT)
Ndeshjet e vajtjes të fazës play off do të zhvillohen në datat 16 dhe 17 gusht, ndërsa takimet e kthimit një javë më pas, më 23 dhe 24 gusht.

Artikulli paraprakPartizani, ëndrra vazhdon
Artikulli tjetërBerluskoni lamtumirë