UEFA ka hedhur dje në Paris shortin për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Turneu i cili ka zëvendësuar miqësoret në kontinent, po tërheq mjaft interes edhe për faktin se u mundëson ekipeve kombëtare që të ndeshen me rivalë të të njëjtit nivel.
Rrugëtimi i Shqipërisë në këtë edicion nuk do të jetë i thjeshtë, ndonëse kuqezinjtë kanë shmangur superfuqitë që mund t’i vinin përballë goglat. Emri që ka dalë nga vazo e parë në Ligën B ku bën pjesë, është ai i Çekisë, një kundërshtar me të cilin skuadra e Silvinjos u ndesh në eliminatoret e Euro 2024. Nga vazo e dytë ishte Ukraina ajo që u caktua si kundërshtar, një rival jo i thjeshtë, por që mund të ndikohet nga fakti që nuk luan në vendin e saj për shkak të luftës.
Ndërkohë, në vazon e fundit janë shmangur ekipe si Turqia e Greqia, por përballë do të jetë Gjeorgjia e Kvrataskhelias, i cili po lë shenjë në futbollin europian.
Sa u përket Ligave të tjera, bie në sy Grupi A2 në Ligën A, ku janë vendosur shumë skuadra të mëdha përkrah njëra-tjetrës. Italia do të ndeshet me Belgjikën dhe Francën, në një grup ku në teori “viktima” do të jetë Izraeli.
Në këtë edicion Liga e Kombeve ka risi të veçanta, pasi edhe skuadrat e vendit të tretë nuk e kanë të sigurt mbijetesën në Ligë, pasi do të luajnë në play-out me ekipet e vendeve të dyta në ligën më poshtë.
SHORTI
LIGA A
Grupi A1: Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci
Grupi A2: Itali, Belgjikë, Francë, Izrael
Grupi A3: Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë
Grupi A4: Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi
LIGA B
Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji
Grupi B2: Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi
Grupi B3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan
Grupi B4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi
LIGA C
Grupi C1: Suedi, Azerbajxhan, Sllovaki, Estoni
Grupi C2: Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar*
Grupi C3: Luksemburg, Bullgari, Irlanda e Veriut, Bjellorusi
Grupi C4: Armeni, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letoni
LIGA D
Grupi D1: Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenshtejn
Grupi D2: Moldavi, Malta, Andorra
VAZOT
LIGA A
Vazo 1: Spanjë, Kroaci, Itali, Holandë
Vazo 2: Danimarkë, Portugali, Belgjikë, Hungari
Vazo 3: Zvicër, Gjermani, Poloni, Francë
Vazo 4: Izrael, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Skoci
LIGA B
Vazo 1: Austri, Çeki, Angli, Uells
Vazo 2: Finlandë, Ukrainë, Islandë, Norvegji
Vazo 3: Slloveni, Irlandë, Shqipëri, Mali i Zi
Vazo 4: Gjeorgji, Greqi, Turqi, Kazakistan
LIGA C
Vazo 1: Rumani, Suedi, Armeni, Luksemburg
Vazo 2: Azerbajxhan, Kosovë, Bullgari, Ishujt Faroe
Vazo 3: Maqedoni e Veriut, Sllovaki, Irlandë e Veriut, Qipro
Vazo 4: Bjellorusi, Lituani/Gjibraltar*, Estoni, Letoni
LIGA D
Vazo 1: Lituani/ Gjibraltar*, Moldavi
Vazo 2: Maltë, Andorra, San Marino, Lihtenshtejn
*Vendoset pas play-out në mars