KQZ në shpërndarjen e parave, për fushatën zgjedhore të subjekteve politike, i caktoi PD 1 milion euro.
Lidhur me këtë çështje ka folur në emisionin “Opinion”, kryetari i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj. Ai tha se edhe pse ka kaluar më shumë se dy javë nga fushata zgjedhore, PD nuk ka marrë asnjë lekë.
Alibeja akuzoi PS se përdor buxhetin shtetit për fushatë, ndërsa për Berishën tha se nuk e ka të qartë se si e financon fushatën.
Blendi Fevziu: Ju keni marrë 1 milion Euro për zgjedhjet lokale. Pse nuk ja jepni kandidatëve të cilët janë në ato zona ku ju nuk keni kandidatë?
Enkelejd Alibeaj: Që ta bëj të qartë, sot që flasim, tani që flasim, zero lekë kanë ardhur nga buxheti i shtetit. Zero lekë.
Blendi Fevziu: KQZ ka vendosur në dispozicionin tuaj 1 milion Euro?
Enkelejd Alibeaj: Ajo KQZ që ti thua e cila do duhej që t’i kishte bërë këto para në funksion dhe në zbatim të ligjit, do duhej t’i kishte bërë disponibël për secilën parti, por ne jemi ata të cilët nuk kemi asnjë lloj financimi se të tjerët dinë…Të tjerët e kanë zgjidhur hallin. Se Rama përdor buxhetin e shtetit, ky tjetri bën parada të mëdha në stadium apo dhe kudo tjetër po nuk dihet se nga i gjen paratë.