Shpërthehet me eksploziv dhe grabitet bankomati në qendër të qytetit

Një bankomat është grabitur pasi është hedhur në erë me eksploziv. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht rreth orës 02:24, në Urën Vajgurore, është konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, se është shpërthyer dhe vjedhur bankomati i një banke të nivelit të dytë, ku janë marrë një sasi lekësh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorve.
Ende nuk dihet sasia e parave që është vjedhur, dhe as numri i autorëve të kësaj ngjarjeje.
Bankomati ndodhet në qendër të qytetit.

ure

Artikulli paraprakËndrra nuk zgjat pafund!…
Artikulli tjetërBllokohen makinat në Llogara, asnjë borëpastruese në terren