Shpërthejnë protestat kundër Vangjush Dakos: Plehrat po na sëmurin fëmijët!

Qindra banorë në Shkozet të Durrësi janë ngritur në protestë sot kundër Bashkisë së Durrësit. Fax News bën me dije se, banorët e lagjes Skozet në Durrës janë duke protestuar për kushtet e rrugës dhe të kanalizimeve, të cilat sipas tyre po shkaktojnë sëmundje.
Mësohet se banorët në këto momente thirrje ndaj pushtetit vendor dhe qendror për të ndërhyrë për të rregulluar rrugën dhe për të mbuluar kanalin e mbushur me plehra dhe mbeturina.
“Nuk jetojmë dot në këto kushte. Kërkojmë mbulimin e kanalit! Duam takim urgjent me Vangjush Dakon!”, ka qenë kërkesa e tyre.
Bëhet me dije se banorëve të Shkozetit u janë bashkuar edhe banorë të zonës së Kënetës në Durrës. Banorët kanë paralajmëruar bllokimin e autostradës Durrës-Tiranë.
Banorët kanë paralajmëruar Dakon se do të përshkallëzojnë protestën nëse nuk do të zgjidhen kërkesat e tyre.

 

Exit mobile version