Tregtarët e rrobave dhe sendeve të përdorura në Durrës kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm. Ata thanë se duhet të nisin punën ose të marrin pagë lufte nga shteti pasi kanë prej 10 marsit pa punë.
Tregtarët thonë se janë dakord të rinisë puna duke u vendosur tunele dezinfektimi njësoj si në tregun e fruta-perimeve, pasi pa punuar nuk kanë më asnjë mundësi të ushqehen në familje ndërkohë që nuk kanë patur asnjë ndihmë.
Peshkimi ka mbyllur ‘dyert’ përseri sot, duke shkaktuar fillimin e një proteste pa afat. Shkak është bërë mosfurnizimi me naftë nga kompania fituese e tenderit.
Qemal Beu, kreu i organizatës së Menaxhim-Peshkimit në Durrës tha se porti i peshkimit mbylli dyert diten e djeshme ndërsa asnjë anije peshkimi nuk ka dalë në det.
Në bursë nafta ka rënë dukshëm pas shpërthimt të pandemisë Covid-19. Por anijet e peshkimit në Durrës vijojnë të funizohen me naftë me çmim të lartë.
Në të tilla kushte peshkatarët janë hedhur në grevë. Industria e peshkimit është një prej më të rëndësishmeve në Durrës ku në zinxhirin e saj janë të punësuar mbi 2 mijë persona.
“Një nga problemet e trashëguara ka qenë furnizimi me karburant. Ne kemi pasur një kontratë të mbështetur në ligj që anijet e peshkimit duhet të furnizohen me karburant pa akcizë. Kjo u respektua për njëfarë kohe dhe tani nuk respektohen më. Tani thonë kompanitë e kemi blerë me çmim tjetër.
Ne orientohemi vetëm nëpërmjet bursës. Po flas për tokë që laget nga deti. Ne furnizohemi me çmim burse. Kjo është taksative. Na kanë thënë se sasia e karburantit është blerë me çmim tjetër dhe shitet me çmim tjetër”, shprehet peshkatari.