Një firmë e lidhur me kreun e Bashkisë, Erion Veliaj ka çarë tubacionet, duke bërë që të shpërthejnë ujërat e zeza në mes të Tiranës. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Berisha publikon edhe videon e dërguar nga qytetari nga Tirana.
“Qytetari dixhital denoncon: Shpërthimin e ujërave të zeza në mes të Tiranes nga një firmë e lidhur me Lal lekun! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha. “Përshëndetje z. Berisha po të dërgoj këtë video në mes të Tiranës ku një firmë private në bashkëpunim me Lali lekun kanë prishur kanalizimin e ujërave të zeza dhe asnjë nuk po mundohet t’i rregullojë dhe kjo gjë po ndodh që 4 ditë ujërat e zeza kanë pushtuar rrugën dhe ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes, ish-Shkolla e Bashkuar po ndodh ky turp për këtë qeveri dhe këtë bashki. Faleminderit rrespekte për ty. Anonim”, shkruan qytetari.