Shpërthen Covid-19 në burgje! Ministria: Kemi 13 raste në një burg

Coronavirusi ka shpërthyer edhe në burgje. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se 13 raste janë në një burg.

Ka dyshime se ai është burgu 313, pasi aty u regjistrua para pak ditësh rasti i parë,

“Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër”, tha MSH.

Ka shkruar në 663 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Mësohet se brenda 24 orëve kanë rezultuar pozitivë 29 persona, të cilët kryesisht janë nga Tirana.

Artikulli paraprakKryeinfermierja e Pediatrisë infektohet me Covid-19
Artikulli tjetër29 raste të reja! Rritet frikshëm numri i të infektuarve me Covid-19, Ministria: Jemi mirë…