Antonio Conte nuk është më dakord. Dhe, pas fitores të arritur kundër Southampton, trajneri italian ka shpërthyer: “Çdo ditë ka zëra në lidhje me të ardhmen time, por nuk është e drejtë sepse mendoj se meritoj më shumë respekt për atë që kam bërë sezonin e kaluar dhe për atë që po bëj tani”, ka thënë ai për “Daily Expres”. Conte ka sulmuar mediat, që po vënë çdo ditë në dyshim të ardhmen e tij me “Blutë”.
“Nuk e kam problem të lexoj çdo javë emrat e trajnerëve që supozohet se janë kontaktuar nga klubi, por mund të jetë një problem për lojtarët. Kam akoma edhe një vit kontratë dhe po punoj për të përmirësuar skuadrën time. Nëse e njihni pak futbollin, duhet të dini se ky është një moment ku duhet pasur pak durim”, ka vazhduar Conte.
“Sezonin e kaluar kemi bërë një punë të jashtëzakonshme dhe po e çojmë përpara edhe këtë vit, duke ulur edhe moshën mesatare të ekipit. Për një klub si Chelsea është shumë e rëndësishme, nëse duam të krijojmë një bazë për të ardhmen”, ka përfunduar italiani.
Ylli brazilian David Luiz duket se më shumë gjasë do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit. Mediat angleze raportojnë se Juventus është favorit për të nënshkruar me të, por Manchester United po ashtu është një alternativë shumë e mundshme e Luiz, pas lëndimit të Eric Baillyt, transmeton “Express”.
David Luiz ka mosmarrëveshje me trajnerin Antonio Conte që prej humbjes 3-0 nga Roma në Ligë të Kampionëve në muajin tetor, dhe që prej atëherë ka luajtur vetëm një herë.
Megjithëse Luiz ka pasur probleme me lëndimin në gju, Conte ka lënë të kuptohet se ai do ta parapëlqente Andreas Christensen para brazilianit.
“Christensen është dhuratë dhe e ardhmja e Chelseat”, ka thënë Conte.
Sipas “The Mirror”, Juventus është destinacioni më i mundshëm i Luizit, me Unitedin një alternativë tjetër. Braziliani vlerësohet 28 milionë euro.
Chelsea ka hyrë në garë për anësorin e Crystal Palace, Wilfried Zaha. Paraqitjet e mira të Wilfried Zaha me Crystal Palace janë vërejtur nga trajneri i Chelseat, Antonio Conte. Italiani është duke shikuar mundësinë e transferimit anglez gjatë janarit, shkruan “Daily Mirror”. Për lojtarin është duke u interesuar edhe skuadra tjetër londineze Tottenham, ndërsa Zaha në të kaluarën kishte luajtur për Manchester Unitedin, ku kishte dështuar në “Old Trafford”.