Shpërthen në flakë një “Land Rover” në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur përballë një qendre tregtare në autostradë. Sipas policisë së Tiranës, makina është tip “Land Rover”, me targa maqedonase dhe në pronësi të shtetasit R. I., dhe ka qënë ën ecje në momentin që ka shpërthyer në flakë. Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Drejtuesi I mjetit dhe pasqgjerët që ndodheshin në të kanë zbritur menjëherë nga makina sapo kanë parë shpërtghimin e flakës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike. Ndërkohë efektivët e policisë kanë shkruar në vendin e ngjarjes dhe bënë të ditur se po vijojnë hetimet për zbradhjen e  shkaqeve.
Para tre ditësh një makinë shpërtheu në flakë në ecje e sipër në qytetin e Vorës. Burimet e policisë bënë të ditur se, ka qenë një makinë tip “Renault” me targa AA 761 JV, e cila ka marrë flakë, ndërsa ishte në ecje. Makina drejtohej nga shtetasi Arben Koka, i cili mësohet se nuk ka pësuar dëmtime nga kjo ngjarje. Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja. Policia bëri të ditur se po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakVlorë, 4-vjeçari bie nga kati i 4 i pallatit, në gjendje të rëndë
Artikulli tjetërTahiri ka emëruar në Rinas ekspertin e vjedhjeve bankare