Mijëra qytetarë të Kavajës, bashkë me kryebashkiakun Isa Sakja, i janë drejtuar shkollës 3 Dëshmorët atje ku ndodhet KZAZ për bashkinë e Kavajës.
Në krye të marshimit ndodhet kryebashkiaku Sakja, ndërsa qytetarët nën thirrjet “Rama ik” dhe “Vdekje komunizmit”, kërkojnë lirimin e ambienteve të shkollës ku është vendosur KZAZ.
Situata është tensionuar brenda pak minutash, ndërsa qytetarët kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të shkollës.
Një grup policësh janë pozicionuar në mbrojtje të derës, ndërsa forcat special kanë përdorur sprite lotsjellës kundër protestuesve.
Gjithashtu nga policia është hedhur gazlotsjellës që ka shkaktuar probleme të shumta te qytetarët.