Shpërthen në Kukës, protestuesit çajnë kordonin e policisë…

Protestuesit në Kukës kanë çarë kordonin policor të vendosur aty, duke avancuar më tej në rrugën ku po zhvillohet protesta. Në qytetin verior, protesta po zhvillohet të Ura e Drinit në hyrje Rrugës së Kombit. Ish-deputeti i PD është stacionuar aty, duke protestuar krah qytetarëve.

Kjo është protesta e dytë në formën e mosbindjes civile e thirrur nga opozita, e cila një javë më parë bllokoi për 60 minuta 5 akse kryesore të vendit.

Opozita e bashkuar kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Protestat që po zhvillohen në 12 qarqe të vendit kanë nisur që prej orës 18:00 dhe parashikohen të mbyllen në orën 20:00.

Screenshot 4 4

protest

Artikulli paraprakProtestuesit në Korçë paralajmërojnë Ramën: Qërohu që mos ta pësosh si Çaushesku!
Artikulli tjetërPolicia e Gjirokastrës kërcënon protestuesit, shpërthen revolta!