Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjet një video të një grupi të rinjsh që nga shkallët e stadiumit thërrasin “Rama ik” dhe “poshtë qeveria”.
Video, i është dërguar ish-kryeministrit nga qytetari dixhital, ndërsa Berisha shkruan “shpërthen në stadium “Rama ik”.
Prej 16 shkurtit, opozita e bashkuar e mbështetur nga mijëra qytetarë, kërkojnë largimin e Edi Ramës nga post ii kryeministrit, si hapin e parë të uljes në dialog dhe zgjidhjes së krizës politike në vend.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Shperthen dhe ne stadiume “Rama ik”!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital.
Me kete rast pershendes perzemersisht tifozet qe brohorasin “Rama ik”! Une i garantoj ata se nuk ka thirrje me energjizuese dhe me inkurajuese dhe me fatndjellese per skuadren e tyre te zemres, lojtaret e saj se thirrja “Rama Ik”!sb