Shpërthen revolta ndaj Veliajt! Banorët: Duan të bëjnë kompleks vilash mbi pronat tona

Vijon të jetë e tensionuar situata në fshatin Baldushk, ku punonjës së IMT-së dhe të Policisë kanë shkuar për të shembur disa godina, për të cilët qytetarët kanë kundërshtuar edhe dje.

Banorët shihen duke mbajtur në duar hunj, dhe shprehen se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që banesat të prishen pa pasur një vendim gjykate.

Janë 30 projekte që parashikohet të shemben, ndërkohë që qytetarët pretendojnë se janë në pronar, ndërsa shtojnë se askush nuk i ka njoftuar apo paraqitur ndonjë dokument. Teksa tregojnë se Gjykata e Rrethit i ka njohur si pronarë dhe procesi vijon në atë të Apelit, banorët thonë se është në projeksion ndërtimi i një kompleksi.

“Këtu janë disa magazina shteti dhe bëhet fjalë për ti shembur ato. Ky është plan ii parë. Plani tjetër është për të shembur shtëpiat e të gjithëve. Ne jemi në process gjyqësor, e kemi fituar në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe ka kaluar në Gjykatën e Apelit që është pezull ngaqë nuk ka gjyqtarë”, u shprehën dje banorët për Fax Neës.

“30 familje, shtëpi, biznese. Do bëhet kompleks, nuk bëhet llafi për shtëpia tërmeti këtu. Këtu është kompleks, se kush e bën këtë, Zoti e merr vesh. Kompleks vilash i bëjnë për tu shitur, ku e di unë kush i do”, u shpreh një tjetër banor.

Për objektet që më herët kanë qenë në pronësi të tyre por që janë përdorur si rezerva të shtetit gjatë komunizmit, nuk ka një vendim përfudnimtar gjykate, por kjo nuk ka ndaluar investitorin sipas banorëve të bëjë piketimet dhe IMT-në të zbresë në terren.

“Nuk dua as lekë, asgjë, vetëm shteti të më njohë pronën e të më lërë rehat. Akt ekspertiza thotë kthimi në pronë, në gjyq. Për cfarë arsye nuk e njeh? Firma e tërmetit është në Baldushk, ata kanë magazinat, është depo grup”, tha një tjetër banor.

Në lidhje me këto pretendime, Fax Neës kontaktoi me telefon kryetarin e Njësisë Administrative të Baldushkut, Besnik Bali, i cili tha se nuk ka kompetenca të përgjigjet për procesin ndërsa garantoi banorët se nuk do t’iu preken banesat pavarësisht se këta të fundit e akuzojnë si të përfshirë.

“Ato duhet të sqarohen nëpërmjet bashkisë sepse magazinat janë rezerva shteti. Nuk kanë lidhje fare, nuk kanë dokumente për pronë por nuk jam unë ai që e gjykoj këtë pjesë, absolutisht. I kam thënë vetëm një gjë banorëve, që nuk do rrezikohen banseat”, tha Bali.

 

Exit mobile version