Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm të mirë për Fierin.
Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me një video, ku tregon punimet për mirëmbajtjen e rrugëve.
Nga ana tjetër, Rama thekson se “Punimet që nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit do të bejnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror”.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes së Rrugëve Kombëtare, që pas dekadash ka kthyer në standarde normale unazën lindore të Fierit, ju uroj një ditë të mbarë. Punimet që nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit do të bejnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror.”-shkruan Rama në postimin e tij.
Por pas postimit të Ramës, qytetarët kanë shpërthyer në kritika dhe akuza ndaj kreut të qeverisë, duke shprehur edhe mosbesimin e tyre te politika.
Një komentues i kujton Ramës rrugën Levan-Fier, e cila jo pak herë ka marrë jetë njerëzish. “Zoti kryeminister rrugen Levajne fier se po vriten njeres esht turp 10 kilomtra rrug”-shkruan qytetari.
Ndërsa një tjetër qytetar i kujton Ramës se ende nuk i kakthyer përgjigje për një problem të shprehur disa ditë më parë, ndërsa thekson se po e zvarrit popullin deri ditën e votimeve. “Nuk me ke kthyer pergjigje akoma per nje sahat uji, keshtu do ta zvaritesh kete popull me breke neper kembe deri ne diten e votimeve, duke treguar kamjona me bare e portale te ndryshme, po kush i ha ato koqe ulliri,,, Aga zgjidhe qesen dhe jepi ketij populli te jetoj ashtu si jetoni dhe ju, ( vo ). mos haro telutem sahatet eujit.”-shkruan komentuesi.
Po ashtu një tjetër qytetar i kujton Ramës koncesionet, ndërsa shprehet; “Jane me koncesion apo akoma?”
“Për të filluar ka vite e dimë ….Na e thua dot kur mbaron ?”-shkruan një tjetër.