Shpërthen revolta në Jalë, banorët-Ramës: Je ISIS, djali yt jeton në luks ne na prish shtëpitë

Mëngjesin e sotëm ka pasur tensione të forta midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT-së, si dhe forcave të shumta policore që kanë shkuar në zonë.
Punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet, sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke e kundërshtuar këtë aksion dhe duke sqaruar se prishjet janë selektive.
Në momentin kur IKMT ka ndërhyrë për prishjen e një lokali, ka pasur akuza të forta dhe sharje në drejtim të Edi Ramës nga ana e familjarëve që kanë në pronësi biznesin. Ata dëgjohen duke e quajtur ISIS kryeministrin, ndërsa i kujtojnë atij faktin se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa djali i tij jeton në luks.
“Je ISIS Edi Rama, je Millosheviç, djali yt jeton në luks, ne na e prish shtëpitë”, janë vetëm disa nga thirrjet e dëshpëruara të familjarëve që po iu prishet biznesi i tyre.
Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues, duke qenë se kushtet e motit kanë qenë të mira.
Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa IKMT vijon me procesin e shembjes, me ndihmën dhe të forcave të shumta policore që kanë zbarkuar në zonë.
Ndërkohë një prej banorëve ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama, teksa i thotë se ka vënë ndërtuesit në vendin e parë dhe jo qytetarët, siç thuhet në daljet e tij të fundit.

auto 5 61537255658

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërTensionohet situata në Jalë, qytetarët-Ramës: Ja ku e keni mikun tuaj që ka ndërtuar pa leje dhe nuk i shemben