Mijëra qytetarë në Kavajë janë ngritur në ptoestë para Bashkisë në mbështetje të kryetari Isa Sakja. “Rama ik, Rama pir*hu”, poshtë komunizmi”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve.
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja ka mbërritur në zyrën e tij qët në mëngjes, duke e nisur ditën si zakonisht.
Ai kishte paralejmëruar se do të ishte në punë dhe se nuk do e lironte zyrën atyre për të cilët kanë votuar vetëm 5 % e qytetarëve ne votimet moniste të 30 qershorit.
‘Sot do të jem në detyrë. Vazhdoj detyrën, nuk mund të lë bashkinë kur vetëm 5 përqind e qytetarëve të Kavajës kanë votuar’.
Ndërkohë që PS-ja pritet që të veprojë si në rastin e Devollit duke e bërë mbledhjen e konstituimit në godinën e n/prefekturës.