Shpërthen revolta në të gjitha burgjet! Pas Peqinit, Reçit, Shënkollit dhe Burrelit, grevë urie dhe në Tiranë e Rrogozhinë

Prej disa ditësh të burgosurit në burgjet e Peqinit, Reçit, Shënkollit dhe Burrelit ndodhen në grevë urie. Ndërkohë revolta e të burgosurve ka nisur në të gjitha burgjet e vendit,

Ditën e sotme, dhjetëra të dënuar në burgun e Rrogozhinës janë futur në grevë urie duke iu bashkuar të dënuarve të tjerë në Burgje.

Po ashtu bëhet e ditur se revolta ka nisur edhe në burgjet e Tiranës. Sipas burimeve, dhjetëra të burgosur tek burgu 313 në Tiranë nuk kanë pranuar të marrin ushqimin në shenjë revolte duke iu bashkuar grevës së urisë në burgjet e Peqinit, Reçit, Shënkollit dhe Burrelit.

Të burgosurit kanë shpërthyer në akuza ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe ministres së Drejtësisë.

Sipsa informacioneve, mësohet se rreth 50 të dënuar kanë refuzuar ushqimin pavarësisht paralajmërimeve nga drejtuesit e burgut se do të izolohen nëse hyjnë në grevë.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ditën e sotme shkarkoi nga detyra drejtorin e Burgut të Peqinit Bukurosh Malluta me argumentin se keqmenaxhoi situatën pasi disa të dënuar hynë në grevë urie.

Në një letër drejtuar institucioneve por edhe medias, të dënuarit listojnë një sërë kërkesash që këmbëngulin në plotësimin e tyre. Ata kërkojnë amnisti gjithë përfshirëse 5-vjeçare, pa asnjë kriter.

Ndërsa thonë se burgimi i përjetshëm duhet të përcaktohet dhe të jetë 20 vjet si në vendet e Bashkimit Europian, si dhe të aplikohet lirimi me kusht, pasi të kryejnë 3/5 e dënimit. Regjimin e posaçëm “41 bis” e konsiderojnë një shkelje të të drejtave.

Ushqimin e kanë refuzuar edhe të dënuarit në Burgun e Reçit, të Shënkollit si dhe një sektor në burgun e Burrelit.

Exit mobile version