Shpërthen revolta në të gjithë vendin, pas Kukësit e Ballshit ngrihet biznesi i vogël: Protestë për rritjen e taksave

Pas protestës së dhunshme në Kukës, një tjetër protestë po zhvillohet në Ballsh, aty ku naftëtarët e uzinës, kanë nisur protestë për rrogat e prapambetura dhe statusin e naftëtarit.
Naftëtarët kanë hyrë në uzinë, duke u përplasur me administratorin e firmës private dhe forcat e sigurisë. Menjëherë kanë shkuar forcat e policisë duke u përplasur me protestuesit. Naftëtarët iu kanë bërë thirrje kolegëve të tjerë t’i bashkohen kauzës së tyre.
Edhe biznesi i vogël në protestë. Pas përfshirjes së skemën e TVSH-së, të gjithë ato biznese që e kalojnë 2 milionë lekë të reja xhiro vjetore, biznesi i vogël paralajmëron protesta.
Lajmi bëhet i ditur nga Shoqata e Bizneseve të Vogla dhe të Mesme, të cilët kanë njoftuar një konferencë për mediat në orën 12:00.
Kjo shoqatë u bën thirrje të gjitha bizneseve të vogal të ulin qepenat e dyqaneve në shenjë protestë për futjen në skemën e TVSH-së të këtyre bizneseve.

Exit mobile version