Shpërthen revolta në Hipotekën e Vlorës. Mësohet se, ish-drejtuesit e Hipotekës të shkarkuar nga Rama nuk kanë pranuar të dalin nga zyrat. Mëngjesi i sotëm ka qënë shumë i tensionyar në institucionin e Hipotekës në Vlorë. Shkarkimi i drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës ka shkaktuar tensione në këtë institucion. Mësohet se Florian Alimadhi, ish-kreu i Kadastrës dhe ish-nëndrejtori Klodian Troci, kanë refuzuar që të lënë zyrat.
Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Enrik Mehmeti tha se shkak i shkarkimi të Alimadhit, (në vend të Alimadhit u emëruar juristi Alteo Nazëraj) dhe nëndrejtori Klodian Troci, (e zëvendësoi Krenar Xhemali) u bë fakti se ata kishin shmangur zbatimin e disa vendimeve të gjykatës.