Acarohet situata tek Unaza e re! Policia ka nisur rrethimin për të nisur punimet, ndërsa banorët janë ngritur në revoltë. “Turp, turp”, dëgjohen thirrjet drejtuar punonjësve të bashkisë.
Po ashtu gjatë paradites së sotme përgjatë gjithë aksit rrugor ekzistues janë hequr shtyllat e ndriçimit, ku duket se po i hapet rrugë prishjes brenda pak ditëve të banesave.
Shumica prej protestuesve janë gra dhe fëmijë, të cilët kanë sfuiduar sot dhe kushtet e vështira të motit, me reshjet që i kanë shoqëruar përgjatë gjithë ditës.
Protestuesit shprehen se ata nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të plotësohen. Edhe më herët banorët u shprehën për mikrofonin e Fax News se ata nuk do të lejojnë që të hidhen në rrugë në mënyrë të padrejtë nga Edi Rama dhe nga Erion Veliaj.
Më herët nisi heqja e shtyllave të ndriçimit, por ndërhyrja e banorëve bëri që grupet e punës të largoheshin.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar lidhur me situatën e krijuar tek Unaza e Re ku banorët nuk kanë lejuar grupet e punës të dërguara nga ky institucion për të bërë matjet në terren.
Në deklaratë ARRSH thotë se inxhinierët e dërguar në terren janë dhunuar nga banorë të tjerë të zonës që nuk kanë lidhje me objektet që po verifikohen.
ARRSH thotës e procesi i verifikimit në terren po vazhdon, dhe punonjësit janë të shoqëruar nga Polici e Shtetit.