Disa atletë rrezikojnë të përballen me ndëshkim, pasi janë kapur duke pirë alkool brenda Fshatit Olimpik në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio.
Drejtori i përgjithshëm i Lojërave Olimpike Tokio 2020, Toshiro Muto, ka konfirmuar se një numër atletësh janë parë duke pirë alkool në një park brenda Fshatit Olimpik të shtunën mbrëma.
Derisa pirja e alkoolit nuk është e ndaluar brenda Fshatit, atletëve iu lejohen ta bëjnë këtë vetëm brenda dhomave të tyre private dhe jo në vende të zakonshme apo publike.
Sipas Insidethegames.biz, atletët e përfshirë në këtë skandal mund të përballen me masa disiplinore.
“Natën e 31 korrikut, shumë atletë dhe anëtarë të delegacionit ishin në park brenda Fshatit dhe ata po pinin alkooli dhe ishin të vetëdijshëm për këtë fakt”, tha Muto.
“Ne jemi duke e hetuar rastin dhe bazuar në rezultatet, do të ndërmarrim masa të duhura”, shtoi ai.
Ndëshkimi më i madh që atletët mund ta marrin është përjashtimi nga Lojërat Olimpike. Megjithatë, ata pritet të gjobiten.