“Shpërthen” zgjebja në Shqipëri? Koduzi: Mesatarisht në vit ka 50-100 raste me zgjebe, nuk kemi pasur raportime…

Ditët e fundit është ngritur një alarm për një shtim të rasteve me sëmundjen e zgjebes, e cila flitet se përhapet lehtësisht tek femijët dhe të rriturit.

I ftuar për të folur në lidhje me këtë temë, nëse ka zgjebe apo jo në Shqipëri, në emisionin “Drejt” në “Ora News” me Luan Ramën ishte specialisti i shëndetit publik, Gazmend Koduzi.

“Unë personalisht kur më morën në telefon dhe më thanë që tema e emisionit do të jetë zgjebja thashë se çfarë po ndodh. Kur paska plas epidemia e zgjebes e se paskam marrë vesh. Gjëja e parë që bëj, futem tek faqja e Onstitutit të Shëndetit Publik dhe shikoj raportet përkatëse, e hap buletinin dhe nuk kishte të dhënë. Shikoj edhe alertin e javës as aty nuk kishte informacion. Pyes kolegët e mi dhe thonë se mesatarisht në vit kanë 50-100 raste me zgjebe. Nuk kemi pasur raportime.

Ka disa institucione në sistemin shëndetësor, një prej tyre është Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, i cili informon qytetarët apo shkollat nëpërmjet mjekëve të shkollave apo infermjerëve, ashtu siç edhe Instituti i Shëndetit Publik ka një sektor të tij që ka të bëj me promocionin e edukimit shëndetësor, apo qoftë edhe me faqen e tyre, të nxjerrin informacion në numrin e rasteve”, tha Koduzi

Artikulli paraprakRama pa opozitë? Gaba: Demokratët Euroatlantikë do jenë në zgjedhje, ndërsa po presim rekursin për logon e PD-së
Artikulli tjetërGardianë të paqes, përfaqësimit të drejtë dhe barazisë!