Shpërthim i fuqishëm në depot e naftës në Itali, dy të vrarë dhe 9 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar sot pak pas orës 10 të mëngjesit në Calenzano të Toskanës Në Itali.

 

Mediat në Itali bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në depot e naftës të Grupit Italian të Hidrokarbureve ‘Eni’.

Shpërthimi ka krijuar një re të madhe me tym të zi në zonë. Ansa raporton për dy viktima dhe 9 të plagosur.

 

Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali ka aktivizuar alarm për një rreze prej 5 km nga zona e shpërthimit që ndodhi në Calenzano, “duke kërkuar që banorët të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të mos i afrohen zonës”.

Departamenti ka aktivizuar gjithashtu njësinë e krizës dhe është në koordinim të ngushtë me Qendrën Koordinuese të Shpëtimit të aktivizuar nga Prefektura, raportojnë mediat lokale.

Artikulli paraprakTë dhënat e Censit, dhjetëra njësi administrative në Shqipëri nuk kanë fëmijë, si po shuhet Jugu
Artikulli tjetër“Zakoni i skllavërisë”