Shpërthim i fuqishëm në Kamëz, hidhet në erë me tritol një makinë

Një makinë është hedhur në erë me tritol paraditen e sotme në Kamëz. Burimet e policisë bënë të ditur se, dyshohet se makinës i është vënë lëndë plasëse. Sipas burimeve, shpërthimi i makinës ka ndodhur në momentin që drejtuesi po e hapte me pult.

Si pasojë e shpërthimit, drejtuesi i mjetit, Gjon Mena është lënduar lehtë në këmbë, por jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak 

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin  ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti  i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili  është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSpahia me disa nga figurat e shquara italiane diskuton mbi kapjen e sistemit gjyqësor nga e majta në Itali
Artikulli tjetërJo restaurimit të diktaturës komuniste!