Shpërthim i fuqishëm në mes të detit pas përplasjes së një cisterne nafte dhe në anije mallrash! Pamjet nga vendngjarja

Një cisternë nafte dhe një anije mallrash kanë shpërthyer në flakë pasi u përplasën në Detin e Veriut në brigjet e Lincolnshire.

 

Katër ekuipazhe janë në vendngjarje, pasi përplasja u raportua pak para orës 9:50 të mëngjesit, ndërsa raportohet se ka pasur një numër të madh njerëzish që kanë braktisur anijet pas përplasjes rreth 13 milje nga bregu.

32 persona u sollën në breg, tha Martyn Boyers, shefi ekzekutiv i Portit të Grimsby East. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

skynews-tanker-collision-north-sea_6852107

Cisterna e naftës quhet Stena Immaculate dhe po lundron nën një flamur amerikan, ndërsa anija e mallrave quhet Solong dhe është me flamur portugez, sipas Marinetraffic.com.

Exit mobile version