Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Dyshohet se ka qënë një shpërthim nga bobola e gazit, ndërsa ka disa të plagosur.
Dëshmitarë okularë thanë se, zhurma ka qenë shumë e fuqishme dhe ka tronditur të gjithë zonën.
Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës ‘Vaso Pasha’ në zonën e ish-bllokut. Nuk dihen shkaqet e shpërthimit ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë njoftim.
Ngjarja
Dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi pranë një biznesi kreperie, dhe nga ngjarja katër persona kanë mbetur të lënduar. Burime nga vengjarja bëjnë me dije se, dy nga të plagosurit janë pronarët e kreperisë, burrë dhe grua, identitetet e të cilëve nuk dihen ende. 3 vajza dhe një burrë janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Ka shumë dëme materiale në biznesin ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa ngjitur me të ndodhet dhe një argjendari. Në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së Tiranës dhe efektivë të shumtë.
Ngjarja ka shkaktuar panik në të gjithë zonën, ndërsa tymi vijon të jetë prezent në të gjithë zonën.
Bizneset janë të vendosura në katin e parë të një pallati shumëkatësh, ndërsa dëmet në të gjithë godinën janë të konsiderueshme.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 13:15 në rrugën ‘Vaso Pasha’ në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjekësorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.