Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës, policia jep detaje çfarë ndodhi gjatë natës në Zveçan

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur afër një pompe të benzinës në qendër të Zveçanit rreth mesnatës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Siç ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, nga shpërthimi nuk ka të lënduar.

Sipas tij si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.

Zëvendësdrejtori i Policisë ka deklaruar se njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes dhe se aktualisht nuk duhet kush e ka shkaktuar shpërthimin.

Në kohën e shpërthimit, pompa e benzinës nuk ka qenë aktive, ka njoftuar ai.

Artikulli paraprak“Rreziku i flluskës!” Analiza: Si po maturohet ndërtimi
Artikulli tjetërAustriakët zgjedhin sot Parlamentin e ri/ Partia e së djathtës ekstreme synon fitoren historike