Shpërthim në një biznes në Tiranë, plagoset pronarja dhe dy punonjëse

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në një biznes në Tiranë. Lajmin e konfirmoi policia e Tiranës.

Nga raportimet e para mësohet se, shpërthimi ka ndodhur në një byrektore në zonën e Yzberishtit.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 07:25 në rrugën ‘3 dëshmorët’, në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja Klodiana Simeci, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset Ardiana Mesi dhe M. P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Exit mobile version