Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për disa të plagosur

Disa persona janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi paraditen e sotme në depon e fabrikës ushtarake “Krusik”, në Valevë të Serbisë.

 

Sipas informacioneve jozyrtare nga Spitali i Valevës, janë lënduar shtatë persona, të cilët kanë marrë lëndime të lehta.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 07:30, dhe një prej të lënduarve ka pësuar prerje ndërsa të tjerë dëmtime në dëgjim.

“Këtë mëngjes rreth orës 7:40, gjatë aktiviteteve të rregullta të presimit të pentritit, amplifikatori i ndezjes në presën u aktivizua, duke shkaktuar që një punonjës të pësonte prerje dhe katër punonjës të kishin simptoma të zhurmës në vesh. Punëtorët u dërguan në spitalin e Valjevës për ndihmë dhe kontrolle të dëgjimit”, njoftoi Krušik.

Ky është edhe një incident tjetër në vargun e aksidenteve në këtë fabrikë. Incidenti i mëparshëm ndodhi më 3 gusht 2024, kur, sipas njoftimit të drejtuesve, tre persona u lënduan lehtë gjatë punës me kapsolla në repartin e minave.

Artikulli paraprakMiliona euro për Beshiktashin, klube nga Italia dhe Gjermania pas Ernest Muçit
Artikulli tjetërBisedimet për paqe, Zelensky akuzon Rusinë për mashtrim: Memoranudumi që premtuan nuk është parë ende nga askush