Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në një banesë në zonëm e Urës së Gjolës në zonën e Fushë Krujës. Sipas burimeve të policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:10 dhe dyshohet se është hedhur një sasi tritoli.
Në momentin e shpërthimit e gjithë familja ka qenë në banesë. Paraprakisht nuk raportohet për persona të dëmtuar.
Policia thotë se shpërthimi ka ndodhur në ambientet e jashtme të banesës së Nazmi Demirxhiut, Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Ndërsa pranë banesës së tij kanë mbërritur forca të shumta policie nga Tirana dhe Kruja. Nje hetim ka nisur për të zbuluar autorët dhe nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Demirxhiut.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.