Shpërthim tritoli në një lokal në Tiranë, banorët në panik

Një shpërthim me përmasa të mëdha ka ndodhur dje rreth orës 01:45 tek “Komuna e Parisit” në Tiranë. Banorët e zonës janë zgjuar të tmerruar nga zhurma e madhe që ka shkaktuar shpërthimi. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e jashtme të një lokali bastesh, por lloto nuk është e dëmtuar pasi qepenat kanë qenë të mbyllura. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku edhe po heton se çfarë ka ndodhur.
Shpërthimi ndodhi pranë gjeneratorit të energjisë elektrike të një lokali. Gjeneratori ishte vendosur poshtë shkallëve të një vile ku edhe ndodhej lokali i lotarive sportive. Ekspertët e policisë, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, kanë vënë re se persona të paidentifikuar kishin aktivizuar një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme dhe thyerje të xhamave të lokaleve aty pranë. Pronari i lokalit ka pohuar se nuk ka konflikte, ndërsa policia po vijon hetimet.
Policët në vendngjarje pretendojnë se është pak e dyshimtë për të pretenduar për eksploziv, pasi nuk ka asnjë aromë apo gjurmë lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka viktima apo të plagosur, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Exit mobile version