Pasiguria në Tiranë ashtu si edhe në të gjithë vendin vazhdon të jetë e lartë ndërsa aktet kriminale rriten, autorët e këtyre akteve vazhdojnë të ikin në drejtim të paditur.
Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme materiale në pjesën e pasme të mjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.