Politikani Neritani Ceka ka mallkuar të gjithë njerëzit që do të shkojnë të votojnë më 30 qershor duke theksuar se ai është një nga njerëzit e kontribute në themelimin e pluralizmit politik në Dhjetorin ‘90. Arsyeja e këtij shpërthimi të pazakontë të Cekës ka pasur të bëjë me mbrojtjen që I duhet bërë pluralizmit politik për të mos lejuar votime sin ë kohën e diktaturës.
I ftuar në emisionin “360 gradë” me Artur Zhejin, Ceka është shprehur se Shqipëria nuk është ajo që duan katundarët e Rilindjes.
Ceka më pas theksoi se të gjithë ata që do të votojnëmë 30 qershor do t’i zërë buka e kalamajve dhe do të qorrohen .
Biseda në studio
Ceka: Problemi është se nëse ne bëjmë a s’bëjmë zgjedhje në 30 qershor, – unë jam me Lefter Maliqin, në kuptimin e njëlloj edukate, – duhet të mendojmë edhe atë hapin e katërt: A do të ketë shtet në këtë vend apo do të vazhdojmë rrëmujë?! Pra, duhet ca burra, sepse gjithmonë përfundon me këtë që atje ka një hordhi që shkon pas të parit dhe pas saj shkon edhe vendi në katastrofë.
Besoj se në këto raste duhen ca burra, siç është juristi, zonja, siç je ti, Lefter Maliqi të mblidhemi dhe të themi: Cila është Shqipëria që duam? Sepse nuk është Shqipëria që duan katundarët e Rilindjes! Ata janë gati të na kthejnë tek kooperativat bujqësore
Zheji: Neritan Ceka po ben ftese per nje parti te re
Ceka: Jo parti. Jam kundër partive, të mblidhen dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! e kam te drejte se une me shoke te mi e kam dhene kete vote qe duan ta shperdorin, I zëntë bukën e kalamajve! Ne dhjetor edhe une kam pas kalamaj, ai qe shkel mbi voten ui qerrofshin syte, nuk di cfare mallkimi tjeter te them.