Sapo ka mbërritur në ambjentet e Spitalit Infektiv në Tiranë një i dënuar, i cili është infektuar me koronavirus.
Mbi 18 të dënuar janë konfirmuar të infektuar me koronaviurus ditët e fundit ndërsa është ngritur një repart posaçërisht për kujdesin shëndetësor të tyre në burgun 313 në Tiranë.
Nuk dihet nëse i dënuari që shikoni në videon e mëposhtme që futet tek Infektivi ka shfaqur komplikacione meqenëse është bërë transporti i tij drejt këtij reparti.
Burime bëjnë medije se ka nisur hetimi epidemiologjik në burgun 313 të Tiranës pas konstatimit të disa të dënuarve si të infektuar me koronavirus në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Autoritetet e burgut dhe Ministria e Shndetësisë kanë nisur hetimet edhe në protokollin e lëvizjeve gjatë këtyre ditëve për të gjetur se nga ka hyrë virusi në burg ku përfshihen kryesisht ata që kanë lëvizur nga qelitë për në sallat e gjyqeve dhe anasjelltas.
Burime për Fax News bëjnë me dije një ditë më parë se numri i të prekurve nga të dënuarit me koronavirus është më i lartë se 18 persona nga sa është raportuar, ndërkohë që të dënuarit kanë shprehur pakënaqësi dhe revoltë për mënyrën sesi po menaxhohet situata si dhe ndjehen të friksuar e të pakënaqur me trajtimin që ju bëhet.