Erick Erickson
Fox News
Për tetë vjet me radhë refuzuan që të jenë të llogaritshëm. Të papajtueshëm me patriotizmin e deklaruar, tetë vjet kanë manifestuar homofobi, fanatikë dhe racistë. Konservatorët janë njerëz të fjalës së mbajtur, por i ndoqën nga punët e tyre, njerëz të qetë, të ndëshkuar pse nuk pranuan të ecin në krah të agjendës së të majtës.
Të majtët kërkuan homogjenitet kulturor dhe i detyruan refugjatët amerikanë që të bashkëjetojnë me agjendën e tyre anti-kristiane të shtetit sekulitar.
Të martën amerikanët thanë “mjaft!” dhe vendosën të kërkojnë ndryshim themelor.
Sot, të majtët po demonstrojnë në rrugë për shkak të veprimit demokratik. Të majtët akuzojnë Donal Trump për totalitarizëm. Të majtët e sulmuan Trump, pse ky tha se zgjedhjet po manipuloheshin. Por tani janë OK! me protestat kundër zgjedhjeve të ndershme, por e legjitimojnë këtë, duke thënë se urrejnë rezultatin.
Një javë më parë, Partia Demokratike insistoi që secili të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. E shikoni çfarë po ndodh sot! Për shumë të majtë, ato që thanë, kaluan dhe është koha për të dalë në rrugë.
Për tetë vjet kam vëzhguar pjesë të të djathtës, që i mundonte fakti që po verifikonin më të keqen tek oponentët e tyre. Pjesë të të djathtës kanë qenë të bindur se, Clintonët kanë vrarë njerëz dhe Obama do të refuzojë të lërë Shtëpinë e Bardhë. Gjatë gjithë kësaj kohe, me retorikën e tyre, të majtët bindën veten se konservatorët do t’i dërgojnë zezakët në plantacionet ku kishin qenë, do t’i tredhin homoseksualët dhe do t‘i detyrojnë gratë shtatzëna të abortojnë.
Të mërkurën në mbrëmje, pilat e tyre u mblodhën në kotec. Aktivistët profesionistë të së majtës që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veç agjitacionit, u mblodhën në grupe të mëdha dhe dolën në protesta. Në vend që të provonin diçka për bashkimin e vendit, ata kanë shpërthyer në një histeri fanatike.
Kjo po ndodh sot. E majta mund ta dojë humanizmin si një koncept, por janë të prirur që të mendojnë absolutisht më të keqen për njerëzit pranë dhe për fqinjët: Që t’i drejtojnë për në rrugë kundër kujtdo që është ndryshe prej tyre.
I ka zënë sindromi i çmendurisë “Trump”.