Shpërthimi me tritol në banesë ku vdiq aksidentalisht fqinji 26-vjeçar, ngjarja i kalon SPAK nën hetim pas akuzave të motrave Nikolli se atentati u porosit nga Nuredin Dumani

Atentati me tritol në banesën në Elbasan ku jetonin me qira dy motrat Alda dhe Giovanna Nikolli po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

 

Çështja i ka kaluar në komentencë SPAK pas akuzave të motrave Nikolli se pas shpërthimit me tritol, ku për pasojë vdiq aksidentalisht fqinji 26-vjeçar Enea Themollari, është porositur nga vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 14 Korrikut, por ende nuk është zbardhur. Fqinji 26-vjeçar, i cili mbeti i plagosur aksidentalisht nga shpërthimi, u shtrua në Spitalin e Traumës me dëmtime të rënda në kokë, por nuk mundi të mbijetojë duke u ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm (4 Tetor).

Ngjarja i ka kaluar SPAK, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Policia ka kryer pas ngjarjes veprimet e para hetimore dhe të gjitha materialet e provat e administruara i kanë kaluar SPAK.

Exit mobile version