Shpëtim Agolli ironizon Ramën: “Ndoshta e kishte fjalën për të vetët”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Korçë, Shpëtim Agolli, ka reaguar me ironi ndaj një deklarate të kryeministrit Edi Rama, i cili në një nga daljet e tij publike është shprehur: “Janë çyrykë gjysma e burrave.”

Agolli e ka komentuar këtë deklaratë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nënkuptuar se Rama mund të ketë pasur në mendje vetë mbështetësit e tij. Ai e ka shoqëruar reagimin me një batutë që, sipas tij, vjen nga një humor grek, ku nxjerr në pah kontradiktat dhe reagimet e njerëzve ndaj manipulimeve politike.

Postimi i plotë i Agollit:

“Janë çyrykë gjysma e burrave” – tha Rama.
Ndoshta e kishte fjalën për të vetët.
Dhe ndërkohë më kujtua një humor grek.
Një politikan para të pranishmëve tha:
“Gjysmës prej jush janë budallenj.”
E gjithë salla reagoi:
Yjaaaaaa…
“Më falni, më falni,” – tha politikani grek.
“Gjysmës prej jush janë të zgjuar.”
“Bravoooooo…” – brohoriti salla.
Sh.A.

Artikulli paraprakBashkitë në vend rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, por ulin investimet
Artikulli tjetër“Koalicioni Euroatlantik në zgjedhje me kandidatë të pastër”, Basha takim me kreun e misionit të OSBE/ODIHR: Mbështesim planin e SPAK për krimet zgjedhore, hetimet kanë provuar se shitblerja e votës ka penguar rotacionin politik