Në një reagim publik në rrjetin social Facebook, Shpëtim Agolli, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Korçë, ka vlerësuar listën prej 140 kandidatëve të këtij koalicioni si një alternativë të pastër dhe përfaqësuese të shtresës së mesme të popullsisë shqiptare.
Agolli thekson se këta kandidatë nuk janë thjesht emra, por intelektualë, profesionistë dhe përfaqësues të denjë të shoqërisë, përfshirë ekonomistë, mjekë, juristë, gazetarë, mësues, inxhinierë dhe të rinj të mirëarsimuar, që vijnë me synimin për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe.
Sipas tij, kjo është një përballje me “rangallat e vjetra”, siç i quan ai klasat e konsumuara politike, dhe një luftë e drejtë dhe e vendosur kundër korrupsionit 35-vjeçar, një betejë në të cilën ai kërkon mbështetjen e të gjithë qytetarëve dhe të institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK.
Në përmbyllje, ai i bën thirrje qytetarëve të votojnë numrin 4, duke përkrahur Koalicionin Euroatlantik si zgjedhjen e duhur për një të ardhme më të mirë.
Postimi i plotë i Shpëtim Agollit:
“140 kandidatët e Koalicionit Euroatlantik i japin Shqipërisë atë që meriton.
Figura të pastra, të cilët vijnë nga shtresa e mesme e popullsisë.
Intelektualë të fushave të ndryshme, ekonomistë, mjekë dhe juristë, gazetarë, mësues dhe inxhinierë, të rinj dhe të reja të mirëarsimuar dhe të talentuar, gra të nderuara dhe profesioniste në fushën e tyre.
Askush nuk i ndal ndaj rangallave të vjetra, në luftë kundër korrupsionit 35 vjeçar.
#Të_gjithë_në_mbështetje_të_SPAK
#VotoniNr4
#VotoniKoalicionoEuroAtlantik
#Ju_MeritoniMëShumë
#ShqipëriaMeritonMëShumë
Sh.A”