Shpëtim Agolli: “Koha e politikës së vjetër ka marrë fund – qytetarët meritojnë dinjitet dhe vizion”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Korçës, Shpëtim Agolli, ka zgjedhur të drejtohet qytetarëve me një mesazh, duke theksuar se përfaqësimi i tij bazohet te dinjiteti, përgjegjësia dhe vlerat euroatlantike.

Në një deklaratë publike, Agolli ka theksuar se Koalicioni Euroatlantik, i drejtuar nga Lulzim Basha, përfaqëson alternativën më të mirë për zgjedhjet e 11 Majit, duke sjellë një frymë të re në politikë – larg përçarjes dhe fyerjeve, dhe pranë qytetarëve me vizion, respekt dhe zgjidhje reale.

“Në vend të shpifjeve dhe baltosjes, ne sjellim një model të ri komunikimi: të bazuar në vlera, jo në sharje; në zgjidhje, jo në konflikte,” – deklaron Agolli, duke iu referuar përballjes politike me korrektesë dhe etikë.

Ai ka nënvizuar se programi ekonomik i Koalicionit Euroatlantik është më i miri në dekadat e fundit, dhe përmban një mbështetje të qartë dhe pa kushte për drejtësinë dhe punën e SPAK. Sipas tij, qytetarët e Korçës dhe gjithë Shqipërisë meritojnë një përfaqësim që ndërton, jo që përçan.

Postimi i plotë i Shpëtim Agollit:

Të dashur qytetarë të Qarkut të Korçës,
Në këtë rrugëtim përfaqësimi, unë kam zgjedhur të jem zëri juaj, me përgjegjësi, dinjitet dhe vizion për të ardhmen.
Në vend të shpifjeve dhe baltosjes, ne sjellim një model të ri komunikimi: të bazuar në vlera, jo në sharje; në zgjidhje, jo në konflikte.
Koha e politikës së vjetër, që ndërton mbi përçarje dhe fyerje, po i afrohet fundit. Sot, Shqipëria ka nevojë për një drejtim të ri – euroatlantik, perëndimor, të ndershëm dhe të vendosur.
Koalicioni që ne përfaqësojmë, me drejtues politik z. Lulzim Basha, sjell këto alternativa më të mira:

Një program ekonomik më të mirin të të gjitha këtyre viteve postkomuniste.

Një mbështetje pa kushte për drejtësinë dhe SPAK.

Unë nuk do t’u përgjigjem me të njëjtën gjuhë atyre që zgjedhin baltën.
Do t’ju flas vetëm me fakte, vizion dhe respekt. Sepse qytetarët e Korçës meritojnë më shumë, një përfaqësim të denjë – dhe unë jam këtu për ta garantuar këtë.
Bashkë për një të ardhme që nuk shan, por ndërton!

✅ Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Shpëtim Agolli

#VotoNr4
#VotoKoalicioninEuroatlantik
#VotoShpëtimAgolli
#KorçaMeritonMëShumë
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Exit mobile version