Në vijim të fushatës zgjedhore, kandidatja e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Shpresa Faslia, ka shpërndarë një mesazh për rëndësinë e edukimit si themeli i një shoqërie të barabartë dhe të zhvilluar.
Me një përvojë të gjatë në fushën e arsimit dhe si nënë, Faslia e konsideron detyrim moral dhe shoqëror përkushtimin ndaj një sistemi arsimor më të drejtë, më gjithëpërfshirës dhe me cilësi të lartë për çdo fëmijë, mësues dhe prind.
Në deklaratën e saj publike, ajo thekson:
“Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa investim në edukim.
Nuk mund të ketë barazi shansesh pa arsim cilësor që nis nga fëmijëria e hershme.
Nuk mund të ketë të ardhme pa mbështetje për mësuesit, të cilët janë heronjtë e përditshëm të shoqërisë sonë.”
Faslia shpreh bindjen se edukimi është çelësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, dhe premton të angazhohet për reforma që vënë në qendër cilësinë e arsimit dhe dinjitetin e mësuesit.
“E ardhmja ndërtohet në bankat e shkollës dhe në përkujdesjen që i japim brezit të ri që në fëmijëri.
Unë angazhohem që arsimi të jetë themeli mbi të cilin ndërtojmë një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më njerëzore.”
Komenti i plotë i Shpresa Faslisë:
“EDUKIMI është prioriteti im”
Themeli i një shoqërie të drejtë, të zhvilluar dhe të barabartë është EDUKIMI.
Si përfaqësuese e arsimit dhe si nënë, e ndjejë detyrim moral dhe shoqëror të punoj çdo ditë për një sistem arsimor, më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë për çdo fëmijë, mësues dhe prind.
– Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa investim në edukim.
– Nuk mund të ketë barazi shansesh pa arsim cilësor që nis nga fëmijëria e hershme.
– Nuk mund të ketë të ardhme pa mbështetje për mësuesit, të cilët janë heronjtë e përditshëm të shoqërisë sonë.
E ardhmja ndërtohet në bankat e shkollës dhe në përkujdesjen që i japim brezit të ri që në fëmijëri.
Unë angazhohem që arsimi të jetë themeli mbi të cilin ndërtojmë një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më njerëzore.
#EDUKIMIeshtePRIORITET
#KOALICIONIEUROATLANTIK
#ZERIARSIMIT