Shpresa Faslia, kandidate e Koalicionit Euroatlantik për Tiranën: Politika duhet të punojë për qytetarët, jo për interesat e pakicës

Arsimtarja Shpresa Faslia, me një kontribut 40-vjeçar në sistemin arsimor, është zyrtarisht kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Tiranës. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ajo thekson se vendimi për t’u angazhuar në politikë ka ardhur nga dëshira për të sjellë ndryshim dhe për të ngritur zërin për problemet që prekin arsimin dhe jetën e qytetarëve.

“Jetojmë në një shoqëri ku shpeshherë të mohohen të drejtat dhe askush nuk të dëgjon. Politika vendos për fatet e një populli, dhe prandaj vendosa të jem pjesë e kësaj gare. Koalicioni Euroatlantik ka një program të qartë dhe realist, që do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit të jetesës për çdo qytetar shqiptar,”
– shprehet Faslia.

Në këto zgjedhje, ajo i bën thirrje qytetarëve të mbështesin një politikë të ndershme dhe të përgjegjshme, që punon për qytetarët dhe jo për interesat e pakicës.

Shqipëria Meriton Më Shumë!

Postimi i Shpresa Faslisë:

“ ̈ ̈ ̈, ̈ , ̈ ̈ !”
— Madeleine Albright

Të dashur miq,
Jam e nderuar që bëj pjesë në listën e kandidatëve për deputetë të Koalicionit Euroatlantik për Qarkun e Tiranës.

Jam me origjinë nga Puka dhe prej 25 vitesh jetoj në Tiranë. Kam një kontribut prej 40 vitesh në sistemin arsimor.

Duke jetuar në një shoqëri ku shpeshherë të mohohen të drejtat dhe askush nuk të dëgjon, vendosa t’i bashkohem politikës, sepse në fund të fundit, politika vendos për fatet e një populli. Kam 15 vite e angazhuar në politikë, duke ngritur zërin për problematika të ndryshme në fushën e arsimit dhe jo vetëm.

Koalicioni Euroatlantik ka një program të detajuar, realist dhe plotësisht të zbatueshëm, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit të jetesës për çdo qytetar shqiptar.

Shqipëria Meriton Më Shumë!

Artikulli paraprak“Koalicioni Euroatlantik garon me lista të hapura”, deputeti Ademaj: Më 11 maj, shqiptarët zgjedhin demokracinë e vërtetë, ku fjala e fundit u përket qytetarëve dhe merr fund teatri politik
Artikulli tjetërBagëti e propagandë