Shpronësim dhe sekuestrim i të gjitha koncesioneve të oligarkëve

Lulzim Basha përshkallëzoi sot qëndrimin e opozitës përkundrejt korrupsionit, kur foli me tone kërcënuese për biznesmenenët dhe klientët e qeverisë dhe shkoi përtej Edi Ramës dhe politikanëve të tjerë socialistë në akuzat për korrupsion.
Pa folur me emra, Basha tha se biznesmenët dhe oligarkët që kanë përfituar nga kontratat, tenderat dhe konçensionet do të shpronësohen nga pronat e fituara nga kontratat korruptive.
“Ne do ta bëjmë vetingun politik, realitet. Asnjë politikan i lidhur me krimin në institucionet e vendit. Sot nga kjo tryezë do diskutojmë propozimin e dytë: Shpronësimin dhe sekuestrimin e pasurive të të gjithë kompanive dhe individëve, oligarkërve që kanë lidhur kontrata korruptive koncesione tendera ppp me edi ramën dhe lukuninë e tij të hajdutëve. Sot do t’i japim ormë përfundimtare për ta shpëtuar drejtësinë nga kapja politike dhe për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme” u shpreh kreu i PD-së.
Deklarata nga Vlora
Në kushtet e kësaj emergjence kombëtare, propozimi ynë për vettingun politik, propozimi që do diskutohet sot për ndryshimet në ligjin Antimafia, që do të sekuestrojnë pasuritë e çdo individi që merr pjesë në koncesione, PPP dhe tendera publikë korruptivë dhe që nuk arrin të justifikojë veprimtarinë korruptive në bashkëpunim me entet qeveritare, si dhe shpalosja e platformës për zgjedhje të lira e të ndershme dhe platormës për të shpëtuar reformën në drejtësi nga kapja politike, janë në rendin e ditës.
Ne do të konkludojmë sot me opozitën e bashkuar, për të katër këto çështje themelore dhe duke nisur nga java e ardhshme, do të nisim një konsultim mbarëkombëtar me qytetarët shqiptarë për të marrë vendimin final të opozitës në raport me emergjencën kombëtare ku ndodhet vendi.
Duke qenë që mediat e kapura nga Edi Rama kanë vendosur të shkëpusin sinjalin…po bëjmë një pauzë, presim derisa të rilidhemi përsëri në lidhje direkte me ta.

(Ndërprerje e transmetimit në media)
Falenderoj edhe një herë ato media që janë rikthyer me transmetimin e drejtpërdrejt të mbledhjes së jashtëzakonshme të opozitës nga qyteti i Vlorës.
Sikundër i bëj thirrje disa mediave që vazhdojnë të bëjnë fasadën e qeverisë, ta ndërpresin lidhjen me Arta Markun se Arta Marku po të ishte prokurore, sot duhej të arrestonte të paktën një duzinë prej atyre prej të cilëve po u flet.
Po Arta Markuështë shërbëtore e Edi Ramës dhe jo Prokurore e Republikës.
Kështu që vendosni të vazhdoni të transmetoni shërbëtorët e qeverisë e kuptoni vetë se çfarë ju bën ju të nderuar pronarë dhe kryeredaktorë të medias, një akt i tillë.
Pra, falënderoj edhe një herë të gjitha mediat që janë rikthyer online në këtë takim.
Nuk ka asnjë kuptim t’i jepni shqiptarëve iluzionin, se në Kuvend po ndodh diçka tjetër, përveç vjedhjes.
Në fakt, prania e kryeprokurores kukull të Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë, ështëçertifikata e vjedhjes.
I vetmi rol dhe i vetmi justifikim për praninë e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës në Kuvendin e Shqipërisë, sot do të ishte nqse do të kishte shkuar me pranga dhe të tërhiqte zvarrë një duzinë hajdutësh dhe politikanësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin në atë sallë, të cilët bashkë me pjesën tjetër të rilindësve dele, po përgatiten të konsumojnë edhe një herë aktin e vjedhjes me ligj.
Ç’kuptim ka të raportojmë statistika, se sa vjedhës qepësh dhe preshësh paska kapur policia dhe paska ndjekur prokuroria, kur mazhorannca po vjedh dhe është kapur me presh në duar madje edhe në prani tëkamikazes së tyre në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe asgjë nuk i hyn në këmbë.
Ky është një teatër i shëmtuar, i cili duhet të marrë fund një orë e më parë.

Artikulli paraprakPse Manchester City u turpërua nga Lyoni në startin e Champions
Artikulli tjetërQenit i ka ardhur ngordhja, televizionet e kapura urdhërohen për propagandë në çdo spektakël