“Shqetësim, tërheqja e fuqisë punëtore”- Drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Turizmi po rritet, por shumë më shpejt se aftësia për ta përballuar

Grant Van Cleve, drejtues i Dhomës Amerikane të Tregtisë, është shprehur se shqetësim në vendin tonë është tërheqja e fuqisë punëtore.

 

Në tryezën për sipërmarrjen të organizuar nga PL, Van Cleve theksoi se turizimi në Shqipëri po rritet me shpejtësi, por “shumë më shpejt se aftësia për ta përballuar”.

Grant Van Cleve: “Na pëlqen Shqipëria, por një fakt është që në mbarë botën po zbulohet se sa vend interesant. Ka një klimë të mirë, është vend fantastik.

Më parë shqetësoheshim se punët nuk merreshin në bazë të meritës, ndërsa tani shqetësohemi për të tërhequr fuqi punëtore. Largimi i trurit u përmend nga të tjerët dhe ana tjetër është se ne kemi një turizëm që po rritet me shpejtësi, dhe shumë më shpejt se aftësia jonë për ta përballuar. Kjo na duhet të bëjmë që të importojmë krah pune.

Shumë fuqi punëtore u ftuan të vinin, por më pas u larguan. Kjo përfshin trajtimin e mirë në punë të punëtorëve, përfshirë edhe atyre të huaj.

Edhe pse shqiptarët kanë dhunti të gjuhëve të huaja nuk jemi mirë në të kuptuarit të kulturave të tjerave.

Do të jetë e vështirë që të jemi punëmarrës dhe sipërmarrës në të ardhmen.

Shqiptarët janë shumë të talentuar për të mësuar aftësi të reja, kur janë të uritur për diçka e mësojë shumë shpejt.

Exit mobile version