Shqipëria dhe kriza e pronësisë, një sfidë për individin dhe lirinë ekonomike

Nga Dr. Doriana Musaj

Shqipëria, vendi me një histori të trazuar dhe me një zhvillim të ngadalshëm ekonomik në raport me rajonin mesdhetar, po përballet prej disa dekadash me një sfidë që prek thelbësisht çdo individ dhe të drejtën e tij për të disponuar dhe gëzuarplotësisht pronën e tij. Juristët e përkufizojnë të drejtën e pronësisë në dy kuptime: si pushtet të pronarit mbi sendin dhe, si raport të përkatësisë së pronarit me sendin. Legjislacioni shqiptar e përkufizon, “Pronësia është e drejta për të gëzuar dhe disponuar lirisht sendet, brenda kufijve të caktuar me ligj”, (Neni 149, i Kodit Civil). Në harkun e një shekulli, Shqipëriaka kaluar nga feudalizmi në komunizëm dhe më pas, nga komunizmi drejt sistemit qeverisës kapitalist, duke ndërruar përveç se bosht politiko-ekonomik edhe atë filozofik e social. Tentativat e para të forcimit të kapitalit privat, në një filozofi kapitaliste, në shekullin e kaluar, i shohim që në qeveritë e para tëviteve 20-30të. Filozofia, komuniste, që udhëhoqi vendinnga 46-90-tën, nuk e respektoi të drejtën e pronës private.

Përkundrazi.Me parimin, “lopën e mban shteti, dhe qumështin ia shpërndan barabartë të gjithëve”, qeveria e kohës, konfiskoi dhe shpronësoi pa kompesim, pronaprivateqë më pas të“shpërndanteprodhimin e tyre” sipas një logjike barazie të rreme.Modeli iqeverisjes, nën ideologjinë komuniste,i hoqi individit lirinë për të gëzuar, poseduar dhe disponuar pronën e tij. Individit nuk i njihej kjo e drejtë, edhe pse Shqipëria ishte nënshkruese e Kartës së të Drejtave të Njeriut që në dhjetor të 1955, të njëjtën ditë me Austrinë. Pa pronën private iniciativae individit u zëvendësua me “punën vullnetare”, dhe me tokat qëi sekuestruan pronarëve, hapën brezare të cilat sot janë zhdukur, apo ndërtuan fabrika e uzina, që sot janë rrënuar. E ndërsa, rënia e regjimit komunist në vitin 1990, hapi rrugën për demokratizimin e shtetit dhe për njohjen de facto*të disa të drejtave themelore si liria e fjalës apo e shtypit, e drejta universale njerëzore e pronës, mbeti një çështje e pazgjidhur dhe e ngatërruar.

Ligji 7501 dhe iluzioni i pronës për të gjithë

Me rënien e komunizmit, Shqipëria u përball me një valë kërkesash për rikthimin e pronave të konfiskuara nga regjimi i Enver Hoxhës, por në vend që të adresonte këtë të drejtë universaletë njeriut për të poseduar, disponuar dhe gëzuar pronën e tij, shteti shqiptar miratoi Ligjin 7501, me të cilin,nisi që “të heqë vetullat, por nxorri sytë”. Ky ligj, i cili në thelb përçmonte idenë e pronës private, krijoi një iluzion të rremë me moton“pronë për të gjithë”. Në realitet u bë shkaku i problemit të varfërisë në zonat rurale dhe mungesës së zhvillimit të vendit në tërësi.Shteti “harroi” që jo e gjithë toka ishte e tij dhe copëtoi pronën privatetë konfiskuar pa të drejtënga regjimi komunist,me një të rënë lapsit, duke e shpërndarë “për frymë”- kupto për individ. U krijuan kështu mini-parcela 2-3 dynym sipërfaqe tokë bujqësore, që nuk i shërbejnë as zhvillimit ekonomik të familjes në fshat dhe as të drejtës së pronësisë, as atëherë dhe as sot.

Në vend që t’u rikthehej pronarëve legjitime pasuria e tyre e konfiskuar dhe shpronësuar pa shpërblim, shteti shkeli për herë të dytë, të drejtën themelore të individit për të poseduar, disponuar dhe gëzuar, ç’ka ishte e tij, ç’ka ishte e trashëguar. Pronarët i futi nëpër kalvare burokracish, ku herë agjencitë e ndërtuara ad hoc, – kujto ATP, AKKP, ALUIZNI, KADASTRA, herë vetë qeveritë me vendimet apo ligjet e njëpasnjëshme, e ngadalësuan procesin duke kontribuar nërritjen e konflikteve të çdo lloj natyre: sociale, ekonomike, juridike, familjare e deri penale, që gjeneron ky problem,ende sot i pazgjidhur.

Një shtet që pengon zhvillimin e individit

Në vendet ku liria ekonomike respektohet, prona private është një element kyç për zhvillimin dhe mirëqenien e individit dhe për pasojë të vendit në tërësi. Prona private i jep individit potencialin për të marrë iniciativa, për të ndërtuarnjë jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij. Për të krijuar pasuri dhe për të kontribuar për pasojë, edhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Në Shqipëri, mungesa e qartësisë juridike dhe konfliktet mbi titujt e pronësisë, kanë penguar individët në tërësi,të blejnë, shesin dhe shkëmbejnë prona lirisht. Mjedisi ku prona private nuk është e sigurtë, pengon zhvillimin e sektorëve kyç të ekonomisë, duke demoralizuar inicitivën individuale apo tëfamiljes, por edhe duke ndikuar negativisht, nëinvestimet e huaja. Emigracioni masiv i nisur në 1990-ën,i cili ende vijon, ka pasur ndikim të thellë në strukturën sociale dhe ekonomike të Shqipërisë.

Individët që janë larguar, shpesh të edukuar dhe me potencial për të kontribuar në zhvillimin e vendit, përveç se kanëlanë vendin bosh në shoqëri, bashkë me të, kanëlënë në mëshirë të fatit, pronën. Urbanizimi i paorganizuar, ka shtuar më tej konfliktet mbi pronësinë, sinë qytet ashtu edhe në periferitë dikur rurale të tij, dhe ka bërë që vendbanimet të zhvillohen në mënyrë të paqëndrueshme. Ky mjedis i paqëndrueshëm,ku individi është i pafuqishëm të ndërtojë një jetë të sigurtë, me kapital qëështë ose i panjohur nga shteti, ose i pamundur të zhvillohet, ose i zënë nga një ndërtim i dikujt tjetri, ose me tokë bujqësorë që rri e papunuar por për të cilën nuk i janë njohur të drejtat për ta zhvilluar, kontribuon në mënyrë direkte në emigracion.

Nevoja për rishikim të politikave të pronësisë

Zgjidhja e krizës së pronësisë në Shqipëri është domosdoshmëri, për të rikthyer fuqinë dhe lirinë tek individi. Pa sistem të qartë dhe të drejtë të pronësisë, Shqipëria do të vazhdojë të mbetet vend me zhvillim të ngadaltë, ku individët do të vijojnë të jenëtë penguar të realizojnë potencialin e tyre të plotëbrenda vendit.Pa pronën, sipërmarrjet dhe bizneset private do të vijojnë të jenë me rrezik të lartë dhe pa siguri juridike. Prona do të vijojë të trajtohet si instrument kontrolli nga interesat politike. Si e tillë do të vijojë të jetë një nga çështjet më të diskutuara në shoqëri dhe thembra e Akilit të saj. Shteti shqiptar, si strukturë organizative e shoqërisë, duhet të marrë masa të menjëhershme për të reformuar sistemin e pronësisë, duke siguruar që të gjitha pronat të kenë tituj pronësie të qartë dhe të pakontestueshëm. Trajtimi si prioritet, i pronave të konfiskuara dhe shpronësuara pa kompesim nga regjimi komunist, si edhe respektimi i të drejtës së pronës private, janë hapa të domosdoshëm për të ndërtuar një mjedis ekonomik të qëndrueshëm. Kur individët kanë të drejtën e sigurtë, për të disponuar dhe zhvilluar pronën e tyre, ata kanë motivimin dhe mundësinë për të investuar në të, për tëardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre. Ky investim në pronë krijon pasuri, gjeneron vende pune dhe kontribuon më tej edhe në rritjen e mirëqeniessë shoqërisë.

Pronën kush e zotëron, e gëzon

E ardhmja e Shqipërisë varet nga aftësia e politikëbërësve për të garantuar të drejtën e pronësisë për qytetarët e saj. Shqiptarëtnë tërësi, dëshirojnë të ndërtojnënë Shqipëri të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për veten dhe familjet e tyre, dhe kjo për shtetin si tërësi, dhe qeverinë në veçanti do të thotë së pari t’i japë zgjidhje konflikteve të pronësisë të shkaktura nga vetë shteti, dhe të garantojë të drejtën, e cila vijon të jetë e mohuar. Kjo nuk është më vetëm një çështje ligjore, por një imperativ moral dhe ekonomik që implikon të ardhmen e vendit. Koha për veprim është tani! Vetëm atëherë, kur të drejtat e pronës të respektohen dhe liria ekonomike të jetë e garantuar për të gjithë, mund të krijohet një sistem i drejtë dhe i qartë ekonomik, i cili garanton investimin dhe nxit zhvillimin e qëndrueshëm.

Vetëm atëherë, individët do të kenë lirinë për të investuar në pronat e tyre dhe do të mund të kontribuojnë për rrjedhojë në zhvillimin ekonomik të vendit.Vetëm atëherë vendi mund të arrijë realisht potencialin e tij më të lartë, dhe t’i bashkohet radhëve të kombeve të zhvilluara. Në fund të fundit, është vetëmliria dhe fuqia e individit, që mund të ndërtojë një vend më të begatë. Çdo ofertë tjetër, është vetëm lugë boshe me të cilën jemi ushqyer deri më sot.
*De juro, Shqipëria është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nënshkruese e Kartës Universale të të drejtave të njeriut që nga 14 dhjetori i 1955.

Exit mobile version