Basha nxjerr grafikun e korrupsionit/ Shqipëria e 105-ta në botë për korrupsionin. Je i vetmi europian në këtë listë. Mund të të pranojnë në Unionin Afrikan, në Bruksel jo
Dhe kur vjen fjala te korrupsioni, një nga faktorët e matur nga “Ëorld Justice Project”, Shqipëria e drejtuar nga ju mban vendin e 105-të në botë, pra jo vetëm korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon, por na keni renditur pas Beninit, Egjiptit, që mbajnë vendin e 103-të dhe të 104 dhe ndiqemi nga Zambia dhe Mozambiku, të 106-tët dhe 107-tët.
Shikoni, është i vetmi europian në listë.
Ky është pozicioni në të cilin mertion të jetë Shqipëria?
Fryhet lartë e poshtë ekraneve, duke nanuritur se po bën shtet. Ky është shteti që ke bërë?
Me këtë nivel korrupsioni, mund të hapësh negociatat me Unionin Afrikan, se në Bruksel, të 105-tët në botë për, nuk na pranon njëri.